Politike

“Asnjë legjitimitet”, Basha-Ramës: S’vendos ti për PD, u demaskove

29 Janar 2022, 16:59 Nga DOSJA
“Asnjë legjitimitet”, Basha-Ramës: S’vendos ti

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Bashai i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se as ai dhe as ish-kryeministri Sali Berisha nuk kanë legjitimitet politik për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Në një intervistë për ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida Tufa, Basha tha se nuk është Rama ai që vendos për Partinë Demokratike. 

Pjesë nga intervista: 

Pyetja: Zoti Basha, teksa iu pyeta për deklaratat e zotit Meta, doja t’iu pyesja pak edhe për ato të kryeministrit Rama. Dy ditë më parë, është shprehur ndaj jush se jeni pa legjitimitet politik. Keni vulën, por jo legjitimitetin politik. Çfarë komenti keni për këtë?

Lulzim Basha: Shiko, problemi i autokratëve është që ata e përfytyrojnë veten e tyre si zotër të vendit. Prandaj quhen autokratë, vetësundues po ta përkthejmë. Sundojnë vet. Nuk e kuptojnë që janë ulur apo duhet të ulen aty me votën e qytetarëve, jo të blerë, as të shantazhuar, as të manipuluar dhe t’i përgjigjen nevojave të qytetarëve. Pra, e kujtojnë vendin pronën e tyre. Ata vendosin se kush do marri një pronë publike, ata vendosin se kujt i takon ta marrë pronën private mbrapsht e kujt jo. Ata vendosin postet, vendosin si të shpërndahen paratë e shqiptarëve, i risin taksat, çfarë bëjnë me taksat dhe po kështu mendon se ky, autokrati i Shqipërisë shpërndan edhe certifikatat e legjitimitetit. Njësoj si certifikatat e legalizimeve. Sikur ky do të vendosi nëse filani është legjitim e tjetri është jo legjitim. Është burim i mendësisë së një autokrati. Sigurisht që nuk është në dorën e Edi Ramës të shpërndajë certifikatat e legjitimitetit, por në vetvete ajo është një shprehje e qartë e dëshirës së Edi Ramës, që Partinë Demokratike, kryetarin e Partisë Demokratike, mos ta ketë përballë, por të ketë përballë ortakët e tij në “Trekëndëshi i Bermudës” në atë që e kam quajtur më përpara, grupi na bashkoi non grata”. Pra, i flet subkoshienca, nuk është ai që përcakton legjitimitetit e opozitës. Nuk është ai që përcakton legjitimitetin e kryetarit të Partisë Demokratike. Ka dëshirë ta bëjë dhe më këtë vetëm vetëdemaskohet. Së pari, si një autokrat, së dyti si një bashkëpunëtor të “Trekëndëshit të Bermudës”.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lulzim bahsa edi rama lulzim bahsa

Sondazh

Poll