Politike

Basha-Berishës: Palo burrë, merret nga mëngjesi në darkë me zonjat e nderuar të PD

29 Janar 2022, 13:04 Nga DOSJA
Basha-Berishës: Palo burrë, merret nga mëngjesi në

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e quajti ish-kryeministrin Sali Berisha si “palo burrë” që ofendon gratë demokratë që nuk mbështesin lëvizjen e tij politike. Në takim me demokratët e degës nr.2 në Tiranë, lideri i opozitës shtoi se Berisha pasi mashtroi se nuk do ta përfshinte PD në betejën me sekretarin e SHBA Antony Blinken për shpalljen “non grata”, tashmë po sulmon egërsisht partinë më të madhe opozitare me të njëjtat mjete si kryeministri Edi Rama.

“Çdo skandal që kemi denoncuar, çdo e vërtetë që kemi thënë është ashtu siç kemi thëne ne sepse ne për asnjë çaste nuk jemi tunduar as nga presioni i oligarkëve as nga joshja e oligarkëve. Njerëzit që kanë bere biznes me oligarkët e Edi Ramës sot i ke me Sali Berishën me Edi Ramën duke kompletuar ditë për ditë kundër demokrateve dhe kundër shqiptareve. Vettingu i politikaneve e ndan shapin nga sheqeri. Shpifje, linçime, palo burrëllëk merret nga mëngjesi deri në darkë me zonjat e nderuar të partisë demokratike vetëm e vetëm sepse nuk pranuan të bëhen mburojë kur u shpall “non grada” nga aleati ynë strategjike. Pasi iu dha fjalën demokrateve që nuk do ta përfshijë partine, që nuk do ta përfshijë grupin parlamentar dhe në fakt jo vetëm që e përfshiu por e sulmojë me të njëjtin egërsirë, me të njëjta mjete si kundërshtari ynë Edi Rama dhe regjimi i tij dhe në bashkëpunim me të”, u shpreh Lulzim Basha.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha sali berisha edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll