Politike

Ende s’ka emër për Lushnjen! Balla:Po konsultohemi akoma, s’jemi në garë me opozitën

29 Janar 2022, 13:08 Nga DOSJA
Ende s’ka emër për Lushnjen! Balla:Po konsultohemi akoma,

LUSHNJE– Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me zgjedhjet e pjesshmë vendore të 6 marsit, dhe kandidatit që do i besojë Partia Socialiste në këtë proces. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se ende nuk ka një emër që do të garojë për Bashkinë e këtij qytetit, ndërkohë që theksoi se vonesa nuk ka lidhje me mungesën e emrit edhe nga ana e opozitës. Balla shtroi se po kryhen konsultime për të nxjerr kandidatin më të mirë.


PJESË NGA PRONONCIMI: 

Zoti Balla gjithë vëmendja e qytetarëve Lushnjarë dje ka qenë për emrin e kandidatit për kryetarë bashkie dhe ju se dhatë dje. Ndoshta po prisni që të dalë edhe emër i opozitës?

Jo, ne nuk jemi në garë me opozitën. Ne do të qeverisim në Lushnje jo vetëm në këtë pjesë të mbetur të mandatit, por do të vazhdojmë të qeverisim në qeverisjen vendore të Lushnjes edhe përtej mandatit që fillon në 2023. Gjithashtu ajo që ne kemi bërë unë mendoj që është mëse normale sepse kur ke një numër të madh vlerash kandidatësh, natyrshëm duhet të konsultohesh me të gjithë për të kuptuar se cili është personi që do ti besojmë të çojë përpara këto projekte. Ajo që është e rëndësishme është që e gjithë partia Socialiste e Lushnjes është e bashkuar në funksion të një fitoreje që do të jetë ndër më të mëdhatë që ka hasur Partia Socialiste.

Rrjetet sociale e dhanë rezultatin e tyre?

Këtë unë nuk e di sepse nuk para besoj në këtë pjesë. Ajo që unë besoj janë qytetarët e Lushnjes dhe ata janë të pagabueshëm.

Dje, pas mbledhjes së Kryesisë së PS, ishte Taulant Balla, drejtuesi politik i qarkut Fier ai që tha se ka kërkuar një anketim publik për të zgjedhur kandidatin për Bashkinë Lushnje. Para kamerave, Balla afat për publikimin e kësaj kandidature, ditën e martë, 1 shkurt.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike taulant balla zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 taulant balla zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll