Politike

PD s’i ndal akuzat: Berisha e Rama janë të lidhur, koordinohen që të shkatërrojnë PD

29 Janar 2022, 13:21 Nga DOSJA
PD s’i ndal akuzat: Berisha e Rama janë të lidhur, koordinohen

TIRANË– Partia Demokratike publikon videon nëpërmjet të së cilës tregon se sipas saj kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij në detyrë, Sali Berisha bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Në një publikim zyrtar, PD shkruan se qëllimi i vetëm i tyre është shkatërrimi i Partisë Demokratike.

“Është e qartë për të gjithë që janë të lidhur dhe koordinohen me njëri-tjetrin. Ajo që u pa në parlament është vetëm maja e ajsbergut. Qëllimi i tyre është të shkatërrojnë Partinë Demokratike. Rama për arsyet e tij politike. Berisha për arsyet e tij personale. Ata kanë një hall të përbashkët: I përkasin politikës së tranzicionit që po e mban peng Shqipërinë. Askush nuk ka më iluzione, zgjidh Ramën dhe merr Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën,”-shkruhet në reagimin e PD.

Ndërkohë që reagimin e kanë shoqëruar me mesazhet që shkëmbente në rrjetin e tij social në “WhatsApp” ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputeti Flamur Noka. Sipas PD, kjo është provë që kryeministri Edi Rama dhe Berisha bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama pd sali berisha edi rama pd sali berisha

Sondazh

Poll