Politike

‘Meta financon Foltoren’/Presidenca:”Mbreti” të bën të qeshësh pa hap gojën, lëre më

29 Janar 2022, 13:16 Nga DOSJA
‘Meta financon Foltoren’/Presidenca:”Mbreti” të

TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi nuk e ka kursyer ironinë ndaj deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha se kreu i shtetit, Ilir Meta financon ish-kryeministrin Sali Berisha. Ne replikën e tij, Blushi shkruan me ironi se “Bravo-Brava” flet ende për presidentin, ndërsa të gjithë mesazhin politik e shoqëron me një skeç të Estradës së Shkodrës.

“BRAVO-BRAVA vazhdon të përflasë Presidentin e Republikës. Kunatopozitë vetëm BRAVO-BRAVA ka, që gërvisht pak dhe fiton shumë. Me këtë perlë të Estradës së Shkodrës, “Kunatin e shokut Xhemal”, që edhe sot i shkrin gazit të gjithë shqiptarët, e përshëndesim gazin e tranzicionit “Mbretin e Memeve”, që bën të qeshësh pa hap gojën, lere më kur flet,”-shkruan Blushi në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË:

Sot, Lulzim Basha zhvilloi një takim me strukturat e degës 2 në Tiranë, ku akuzoi presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe Sali Berishën se po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të shkatërruar Partinë Demokratike. Madje Basha shtoi se ishte Meta ai që financonte “Foltoret” e Berishës.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha tedi blushi lulzim basha tedi blushi

Sondazh

Poll