Politike

Çuçi me krerët e Policisë: Do kemi foto çdo ditë, nis kontrolli me satelitë e dronë

29 Janar 2022, 14:21 Nga DOSJA
Çuçi me krerët e Policisë: Do kemi foto çdo

TIRANË– Ministri i Brendshëm tha se në mesin e këtij viti 2022, territori i të gjithë Shqipërisë do të vëzhgohet nga satelitët e çdo ditë në duart e krerëve të Policisë së Shtetit do të mbërrijnë foto që dokumentojnë situatën në lidhje me kultivimin kanabisit. Në një mbledhje me krerët e Policisë së Shtetit, Çuçi shtoi se në fund të vitit, në dispozicion të policisë do të vihen edhe dronët supër-inteligjentë.


“Diku nga mesi i vitit do të kemi shërbimin satelitor që do të na prodhojë thuajse çdo ditë foto të pjesëve të territorit të Shqipërisë, në ato zona që janë edhe më sensitive. Mund të kemi një avantazh tjetër që do të na krijohet për shkak të kontrollit të përditshëm të territorit nga sateliti. Me shpresë gjithashtu që nga fundi i vitit të fillojë edhe monitorimi me dron. Besoj me satelitë duhet të fillojë nga mesi i vitit,”- tha Çuçi ndër të tjera. 

LAJMI KRYESOR:Çuçi e Nano-policëve: S’identifikohemi me kanabis, korrupsioni, shkatërrim karriere

(F.m/dosja.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledi çuçi gledis nano bledi çuçi gledis nano

Sondazh

Poll