Politike

“S’janë të PD”, Komisioni i Rithemelimit: I zgjodhën demokratët, jo kukullat

29 Janar 2022, 19:57 Nga DOSJA
“S’janë të PD”, Komisioni i Rithemelimit: I

TIRANË– Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike i është përgjigjur Partisë Demokratike e cila u distancua nga emrat që nesër pritet të garojnë në primare. Në një postim të bërë nga Floriana Garo thuhet se ata kandidatë që do të garojnë nesër janë zgjedhur nga vetë demokratët. Ndërsa emrat që pritet të nxjerrë kryedemokrati Lulzim Basha i konsideron kukulla të propozuara nga kryeministri Edi Rama.

Deklarata

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit sot ka respektuar vullnetin dhe iniciativën e figurave të Partisë Demokratike për të kandiduar. Nesër do të jenë demokratët që për herë të parë do kenë mundësi të zgjedhin vetë kandidatët e tyre përmes parimit një anëtarë një votë! Koha kur kandidatët blinin të drejtën e kandidimit duke paguar haraçin tek Lulzim Brava ka marrë fund.  Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, demokratet do të përfaqësohen të lirë dhe me dinjitet me kandidatët që kanë përzgjedhur vetë dhe jo me kukullat e marra peng nga Edi Rama!  Nesër votojmë kandidatët e fitores dhe opozitës së vërtetë!  Vetëm të bashkuar do sjellim shpresë dhe fitore!

LAJM KRYESOR:6 MARSI/ Zbardhen emrat e Komisionit të Rithemelimit, tërhiqet Ademi (Zhvillimet)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni për rithemelimin e partisë demokratike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 komisioni për rithemelimin e partisë demokratike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll