Politike

Primaret e Berishës, PD: Emrat e Sali Non-Gratas, nuk janë kandidatët tanë

29 Janar 2022, 18:03 Nga DOSJA
Primaret e Berishës, PD: Emrat e Sali Non-Gratas, nuk janë

TIRANË– Partia Demokratike është distancuar nga emrat e bërë publikë nga Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Në një njoftim, PD bën me dije se emrat e shpallur sot nga grupi që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha nuk janë kandidatë të PD-së. Alternativat e Berishës për Bashën janë mashtrimi i rradhës që ish-kryeministri po u bën demokratëve.

Reagim i PD: 

Emrat e shpallur sot nga Sali Non-Grata, nuk janë kandidatë të Partisë Demokratike. As ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me PD. Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD.  Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i rradhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zbardhur sot emrat e të gjithë garuesve për primaret që pritet të zhvillohen nesër, nga ku do të dalin kandidatët zyrtarë për zgjedhje e pjesshme lokale të 6 marsit. Nga lista vihet re se mungon emri i Voltana Ademit, e cila aktualisht drejton Shkodrën edhe pse me mandat të përfunduar. Në Shkodër është futur në garë Bardh Spahija.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike partia demokratike sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 partia demokratike sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll