Politike

Zgjedhjet e 6 Marsit, Komisioni Rregullator: Caktoni financier në KQZ për fushatën

29 Janar 2022, 12:39 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 6 Marsit, Komisioni Rregullator: Caktoni financier në KQZ

TIRANË– Sot, Komisioni Rregullator i KQZ-së miratoi projektvendimin për përcaktimin e rregullave të raportimit financiar të partive politike dhe subjekteve zgjedhore, në lidhje me kontrollin e financimeve dhe shpenzimeve të tyre gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Vendimi përcakton rregulla të veccanta për plotësimin, depozitimin, kontrollin dhe verifikimin e raporteve financiare që dorëzojnë partitë politike kur konkurojnë më vetë apo si pjesë e një koalicioni.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme, Rregullatori vendosi përdorimin e pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve që janë përdorur në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, në të gjithë qendrat e votimit në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.

Po ashtu, në fjalën e saj kryetarja e Komisionit Rregullator, Ilirjana Nano, kërkoi që të njoftohen dhe të gjithë kandidatët e pavarur në zgjedhje, të caktojnë një financier në KQZ, në lidhje me raportimin e shpenzimeve të tyre gjatë fushatës zgjedhore.

“Pas miratimit të këtij akti, do të sugjeroja njoftimin dhe ndërmarrjen e një fushatë ndërgjegjësuese për kandidatët e zgjedhur nga zgjedhësit për financierin dhe për raportimin e financimit të subjekteve,”-tha Nano në fjalën e saj.

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

(k.m/dosja,al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni rregullator kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 komisioni rregullator kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll