Aktualitet

Kur mbarojnë punimet në rrugën e Rinasit? ARRSH: Të dielën, në varësi të motit

28 Janar 2022, 13:40 Nga DOSJA
Kur mbarojnë punimet në rrugën e Rinasit? ARRSH: Të

TIRANË– Punimet në rrugën e Rinasit do të përfundojnë ditën e dielë. Kjo u bë e ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili me anë të një njoftimi ka treguar se punimet për rehabilitimin e segmentit rrugor ‘Universiteti Epoka-Rinas’ priten të mbarojnë me 30 janar por kjo gjë varet dhe në varësi të motit sipas ARRSH-së.

NJOFTIMI:

Vazhdon me ritme të shpejta puna për rehabilitimin e segmentit rrugor “Universiteti Epoka-Rinas”.Sipas grafikut të ecurisë, punimet e Fazës së Dytë priten të mbarojnë ditën e diel, kjo edhe në varësi të kushteve të motit .Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrsh rruga e rinasit arrsh rruga e rinasit

Sondazh

Poll