Aktualitet

Tonelata prodhimesh në kanale,fermerët e Goriçanit: Kemi falimentuar, jemi në borxhe

28 Janar 2022, 13:39 Nga DOSJA
Tonelata prodhimesh në kanale,fermerët e Goriçanit: Kemi

BERAT – Fermerët e Goriçanit pranojnë se po shkojnë drejt falimentimit total pasi prodhimet e tyre bujqësore po kalben. Për “Fax news”, ata pohojnë se falimentimi po vjen prej faktit të uljes së çmimeve të prodhimeve të perimeve dhe frutave si dhe nga mungesa e mbështetjes financiare nga shteti.

Tonelata të produkteve bujqësore janë hedhur në kanale, ujësjellës, lumenj dhe toka bujqësore të Goriçanit pasi nuk po mundin t’i shesin.

Njëri prej tyre shprehet se fermerët kanë frikë të shprehen në media nga frika e ndëshkimeve nga kryebashkiakja e Dimalit.

“Jemi zhytur në borxhe e kredira,s’kemi përfituar asnjë ndihmë nga shteti. Kemi frikë të flasim në media se kryebashkiakja e Dimalit hakmerret ndaj nesh”, deklaroi një fermer i Goriçanit.

Një tjetër fermer shton se janë futur në borxhe me furnizuesit e pesticideve dhe fidanëve. Ata e kanë tashmë të pamundur të kultivojnë prodhime të reja.

“Ne fermerët kemi falimetuar.Tashmë nuk i mbjellim dot më serat e tokat bujqësore pasi nuk kemi më të ardhura për të investuar në prodhim.Nuk kemi pasur kurrë ndihmë nga shtetit pasi nuk kemi marrë asnjëherë subvensione apo grante.Jemi kredhur në kredira dhe jemi në borxh me furnitorët e pesticideve e fidanëve,tani nuk mund të ushqejmë dot familjet. Bujqësia në Goriçan ka përfunduar,kanalet janë mbushur plot dhe ne s’kemi me se të jetojmë”, thotë për “Fax news” një tjetër fermer i Goriçanit.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll