Sport

Mblidhet Asambleja e Shoqatës Rajonale të Korçës, ja vendimet që u morën…

28 Janar 2022, 14:18 Nga DOSJA
Mblidhet Asambleja e Shoqatës Rajonale të Korçës, ja

KORÇE – Këtë të premte janë zhvilluar punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Korçë, ku janë zgjedhur delegatët që do të përfaqësojnë SHRF të Korçës në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së më 2 mars.

Në këto punime morën pjesë delegatët e 5 anëtarëve të kësaj shoqate, nga 8 që janë në total. Këto 5 anëtarë u përfaqësuan në këtë mbledhje nga 7 delegatë. SHRF e Korçës konstatoi me shqetësim, se për zhvillimin e këtyre punimeve, përfaqësuesi i njërit prej dy delegatëve të KF Pogradeci nuk u lejua nga kryetari i Bashkisë së Pogradecit të merrte pjesë në këtë Asamble.

Dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj dhe Edvin Libohova përshëndetën punimet e kësaj Asambleje, duke i falënderuar anëtarët e SHRF Korçë për punën e bërë gjatë kësaj kohe në këtë zonë dhe duke i garantuar mbështetjen maksimale të FSHF-së për zhvillimin e futbollit në këtë qytet.

Gjithashtu, anëtarësia e shoqatës vendosi të propozojë emrin e Armand Dukës si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin e Arben Dervishaj si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Shoqata Rajonale e Futbollit të Korçës, në këtë mbledhje vendosi të trajtojë edhe propozimin e disa anëtarëve për zgjedhjen e përfaqësuesve të SHRF Korçë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Korçë zgjodhën me unanimitet të plotë, kryetarin në mandat, Ilirjan Përmeti dhe Roland Shkëlqimin për t’i përfaqësuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arben dervishaj dhe edvin libohova asambleja e fshf-se asambleja e jashtezakonshme e fshf asamblesë së përgjithshme të shoqatës rajonale të futbollit në korçë ilirjan përmeti dhe roland shkëlqimin janë zgjedhur delegatët në asamblenë e përgjithshme të fshf-së arben dervishaj dhe edvin libohova asambleja e fshf-se asambleja e jashtezakonshme e fshf asamblesë së përgjithshme të shoqatës rajonale të futbollit në korçë ilirjan përmeti dhe roland shkëlqimin janë zgjedhur delegatët në asamblenë e përgjithshme të fshf-së

Sondazh

Poll