Sport

Trippier, lamtumirë Atletico Madridit: “Kisha arsye familjare. Por me Simeonen… “

28 Janar 2022, 10:03 Nga DOSJA

SPANJE – Kieran Trippier u largua nga Atletico Madrid dhe u kthye në Angli, ku Newcastle preferoi të paguante për të. Mbrojtësi i krahut ka shpjeguar për “The Athletic” arsyet e kësaj zgjedhjeje, duke u ndalur edhe te marrëdhënia që ka pasur në Spanjë me trajnerin Simeone.

“Kam pasur disa biseda me Diego Simeonen dhe me presidentin e Atleticos. Ata nuk donin që unë të largohesha, por kisha arsye familjare dhe duhej të shkoja në shtëpi,- shpjegon Trippier.

Doja të kthehesha në veri dhe isha i interesuar vetëm për Newcastle. E njoh menaxherin (Eddie Howe), kam punuar me të më parë. Ne folëm për projektin, mendova se ndoshta mund të joshja edhe lojtarë të tjerë që të vinin. Këtu do të jetë e vështirë, por unë jam i përgatitur.”

Sfond interesant për marrëdhëniet dhe stërvitjen me Simeone: “Ai është thjesht i pamëshirshëm. Ai do të më kishte bërë të punoja për një orë e gjysmë pas stërvitjes, duke më treguar klipe dhe duke më thënë, se çfarë duhet të bëja më mire. Më ka ndihmuar shumë.

Më çoi në pozicione, në të cilat kurrë nuk mendoja se isha futbollist. Shumë njerëz thanë se largimi nga Atletico ishte vendimi i gabuar për mua dhe se nuk duhet ta lija në gjysmë rrugën me Simeone. Por unë, kurrë nuk kam menduar për të.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico madrid aventura e atletico madridit diego simeonen përpara atlético madridit atletico madrid aventura e atletico madridit diego simeonen përpara atlético madridit

Sondazh

Poll