Sport

Asambleja e FSHF, Roland Shkëlqimi zgjidhet si delegat i Korçës

28 Janar 2022, 12:36 Nga DOSJA
Asambleja e FSHF, Roland Shkëlqimi zgjidhet si delegat i Korçës

KORÇË – Roland Shkëlqimi është zgjedhur si përfaqësuesi i qarkut të Korçës në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit. Megjithatë, zgjedhja e tij nuk ka kaluar pa kontestime teksa përfaqësuesit e klubeve të futbollit të Pogradecit, Maliqit dhe Bilishtit u tërhoqën nga zgjedhjet duke paraqitur dhe motivin.

Në dy javët e fundit, po organizohet zgjedhje në të gjitha shoqatat e futbollit në Shqipëri teksa në 2 mars do të zgjidhet presidenti i FSHF për mandatin 2022-2026. Në Tiranë, Gjirokastër dhe Fier janë zgjedhur kryetarët e këtyre shoqatave rajonale, ku ka pasur kontestime të ashpra për manipulim të numrit të delegatëve.

Kjo situatë ka në qendër konfliktin midis kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe presidentit të FSHF-së Armand Duka. Veliaj këmbëngul se nuk do të lejojë Dukën të kandidojë për herë të gjashtë për postin e presidenti të FSHF. Mbrëmjen e së hënës, në banesën e Armand Dukës shpërtheu një sasi tritoli. Për këtë ngjarje u arrestua 34-vjeçari Arlen Hasanaj.

Dje, inspektoriati ndërtimor dhe policia bashkiake e Tiranës ushtruan kontrolle në zyrat e FSHF për të vërtetuar se sa janë plotësuar kriteret e ndërtimit të tyre.

Po ditën e hënë, FSHF publikoi audion e mbledhjes së Veliajt me disa anëtarë të shoqatave sportive të Tiranës, të cilët i ofendonte dhe trysnonte për të mos lejuar fitoren e Armand Dukës.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport armand duka erion veliaj zgjedhjet ne fshf 2022 armand duka erion veliaj zgjedhjet ne fshf 2022

Sondazh

Poll