Sport

Calhanoglu, tjetër hakëmarrje ndaj Milanit, po bind Kessie të kalojë te Inter

28 Janar 2022, 11:51 Nga DOSJA
Calhanoglu, tjetër hakëmarrje ndaj Milanit, po bind Kessie të

ITALI– E kanë riemërtuar “Beteja e Pranverës”. Mediat italiane nuk i referohen titullit kampion, por rivaliteti mes shumë skuadrave për Franck Kessie. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk ka rinovuar me Milanin. La Gazzetta dello Sport shpjegon se zgjatja e kontratës është bërë një çështje ‘tashmë e pamundur’.

Për këtë administrator i Interit, Marotta është informuar mbi këtë situatë. Por nuk është vetëm klubi zikaltër që interesohet për lojtarin. Drejtuesit e Juventusit, por edhe Tottenham i Conte-s është takuar me agjentin e futbollistit, por pa gjetur gjuhën e përbashkët.

“Emri i lojtarit është i shkruar qartë në fletoren e Marotta-s dhe gjithashtu në atë të Arrivabene-s. Klubi zikaltër prej kohësh është interesuar për lojtarin, madje dy vjet më parë ishte shumë pranë shkëmbimit me Vecinon.

Ai do të largohet falas nga Inter në fund të sezonit dhe Kessie mund të zërë vendin e tij. Dhe mbi të gjitha atë të Vidalit. Është e drejtë të specifikohet kjo, mbi të gjitha për një çështje ekonomike”, shpjegon La Gazzetta dello Sport.Zikaltërit kanë zhvilluar disa sondazhe por ende nuk kanë bërë ofertë. Calhanoglu duket se ka kontaktuar ish-shokun e tij të skuadrës për ta bindur të transferohet në anën tjetër të Milanos.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter kessie milan inter kessie milan

Sondazh

Poll