Sport

Ultrasit e Interit bëjnë prapakthehu, vendosin të jenë në derbi: Na e kërkoi skuadra

28 Janar 2022, 13:36 Nga DOSJA
Ultrasit e Interit bëjnë prapakthehu, vendosin të jenë

ITALI– Ultrasit e Intrit (Curva Nord) bëjnë prapakthehu. Pasi vendosën fillimisht të bojktonin ndeshjen e derbit ndaj Milanit, për shkak të keq menaxhimit të biletave, këtë herë tifo-grupi më i madh ka vendosur të jetë në derbi.

“Skuadra na pyeti, Javier Zanetti na ftoi të ishim në stadium (Video ku shfaqej zv.presidenti i klubit ku tregoi se kërkonte mbështetjen e tyre). Ultrasit e Interit shprehen se nuk do të jenë të gjithë, por do të dëgjohet zëri i tyre në ndeshjen e derbit.

 KOMUNIKIMI I CURVA NORD

“Ne do të jemi në derbi. Ne do të jemi atje sepse na e kanë kërkuar tifozët e Interit. Ne do të jemi atje sepse skuadra na ka kërkuar neve dhe Zanetti para së gjithash. Do të brohorasim sepse është ndeshja më e rëndësishme. Natyrisht, duke mos qenë në gjendje të jemi të gjithë atje për shkak të menaxhimit të biletave, nuk do të jemi në gjendje të bëjmë koreografi. Por do ta bëjmë veten të dëgjohet, do të gjejmë forcën.Por le të jemi të qartë për të gjithë: ne nuk do të harrojmë krimbat që na vunë në këtë situatë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport curva nord inter itali milan serie a curva nord inter itali milan serie a

Sondazh

Poll