Sport

Lajm i keq për Interin, UEFA pezullon mesfushorin, nuk luan ndaj Liverpool

28 Janar 2022, 12:28 Nga DOSJA
Lajm i keq për Interin, UEFA pezullon mesfushorin, nuk luan ndaj Liverpool

ITALI– Kanë mbetur edhe 20 ditë deri në ndeshjen e rëndësishme kundër Liverpool, për raundin e 1/16-të të Champions League. Një lajm i keq ka ardhur për skuadrën zikaltër, kampionët e Italisë do të duhet të bëjnë pa Nicolo Barellan në dy përballjet që do të luhen.

Kartoni i kuq i marrë në takimin ndaj Real Madrid në muajin dhjetor ka bërë që UEFA ta skualifikojë me dy ndeshje. Sipas “Gazzetta Dello Sport”. Reagimi i Barellës ndaj Militaos duket se nuk do të falet nga UEFA, pavarësisht se nuk ishte gjest i dhunshëm, por instiktiv. Skuadra e Interit nuk ka ndërmend që ta apelojë vendimin, i cili ende nuk është zyrtar. Zikaltrit mbetën të pakënaqur me mesfushorin, nga i cili kërkojnë më shumë përgjegjësi në fushën e lojës.

E.Ç (Dosja.al)   

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barella inter liverpool barella inter liverpool

Sondazh

Poll