Sport

“Katar 2022”: Kanadaja, SHBA dhe Meksika nuk gabojnë, fitojnë dhe ruajnë renditjen

28 Janar 2022, 11:42 Nga DOSJA

KOSTA RIKA – Ndryshe nga shumë bashkëlojtarë të tij të PSG-së, të cilët janë kualifikuar, portieri Keylor Navas po luan shumë mirë me Kosta Rikën, gjatë këtyre ndeshjeve të janarit për kualifikueset e Botërorit.

Ndërsa pret udhëtimet e saj në Meksikë (të hënën në mbrëmje) më pas në Xhamajkë (3 shkurt), Kosta Rika ka ruajtur shanset e saj për të rrëmbyer vendin e 4-të në zonën Concacaf, duke i krijuar vetes akses për një ndeshjeje kundër përfaqësueses së zonës së Oqeanisë.

Falë golit në minutën e 65-të të veteranit Bryan Ruiz (36 vjeç, 137 ndeshje, 28 gola), Kosta Rika fitoi (1-0) ndaj Panamasë, për t’u rikthyer në dy pikë larg saj, që zë pikërisht vendin e 4-t.

Në ndeshjet e tjera, pasi Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Meksika, fituan respektivisht ndaj Hondurasit (2-0), El Salvadorit (1-0) dhe Xhamajkës (2-1), duke ruajtur secila pozicionin në renditje: vendin e parë, të dytin dhe të tretin, që të sigurojnë një biletë kualifikuese për në botërorin “Katar 2022”.

Kanadezët, liderët e kësaj zone, u imponuan në San Pedro Sula, falë autogolit të Denil Maldonado (10’) dhe golit të 19-të në 25 ndeshje të sulmuesit Jonathan David. (73’).

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kanadaja ratifikon protokollin per anëtarësim kosta rikën navas apo donnarumma? portieri keylor navas shba kanadaja ratifikon protokollin per anëtarësim kosta rikën navas apo donnarumma? portieri keylor navas shba

Sondazh

Poll