Sport

Alisson falënderon VAR-in, që i shpëtoi dy herë nga kartoni i kuq ndaj Ekuadorit…

28 Janar 2022, 10:50 Nga DOSJA
Alisson falënderon VAR-in, që i shpëtoi dy herë nga kartoni

EKUADOR – Gjatë ndeshjes Ekuador-Brazil (1-1), për kualifikueset e Kupës së Botës, sistemi VAR ishte jashtëzakonisht aktiv. Në veçanti, ai ndërhyri dy herë për të bindur arbitrin kolumbian, Wilmar Roldan, që të mos e përjashtonte nga fusha portierin brazilian Alisson.

Roldan vërtet e kishte nxjerrë dy herë kartonin e kuq ndaj portierit Alisson, në minutën e 26-të për një ndërhyrje, më pas në 90+7, duke anuluar në këtë penalltinë të cilën e kishte fishkëllyer për një “faull” të portierit të Liverpoolit ndaj Ayrton Preciado! Por në të dy rastet ai bëri prapaktheu dhe anuloi vendimet e tij.

Pas ndeshjes, Alisson Beker ishte shumë mirënjohës ndaj VAR-it: “Mendoj se kjo është hera e parë që ndodh në historinë e futbollit! (dy kartonë të kuq që i janë shkaktuar të njëjtit lojtar dhe që janë anuluar). Besoj se kam vepruar siç duhet në këto dy veprime dhe mendoj se shokët e skuadrës më ndihmuan shumë, duke qenë çdo herë prezent në mosmarrëveshjet me arbitrin. Kjo tregon edhe një herë rëndësinë e përdorimit të VAR në futboll, pasi e shpëtoi ekipin tim nga ndëshkimi i padrejtë”.  

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alisson beker arbitrin kolumbian champions league kundër liverpoolit ekuador-brazil mesfushori sulmues i liverpoolit wilmar roldan alisson beker arbitrin kolumbian champions league kundër liverpoolit ekuador-brazil mesfushori sulmues i liverpoolit wilmar roldan

Sondazh

Poll