Sport

VD/ Ndërhyrje për “Kung-Fu”, lojtari i Brazilit shpëton mrekullisht nga goditja

28 Janar 2022, 12:02 Nga DOSJA
VD/ Ndërhyrje për “Kung-Fu”, lojtari i Brazilit

BRAZIL– Një pikë për Brazilin, që është ndalur në një barazim 1-1 kundër Ekuadorit në kualifikueset e Kupës së Botës për zonën e Amerikës së Jugut. Një ndeshje që pati nervozizëm dhe kartona ku rasti më flagrant ishte ai i sulmuesit të Brazilit Matheus Cunha.

Në minutën e 15’ portieri i Ecuadorit Dominguez, bëri një ndërhyrje të rëndë ndaj futbollistit të Atletico Madrid duke i rrezikuar madje edhe jetën. Pamjet janë të frikshme, ndërsa shenjat e takave në qafën e 22-vjeçarit brazilian tregojnë më shumë për goditjen që ka marrë.

Në përfundim të ndeshjes, lojtari në një postim në Instagram ku shfaqi foton i dëmtuar me titullin: “Faleminderit për mesazhet, jam mirë, problemi është sit a shpjegoj në shtëpi”, ka shkruar ai në postim. Pas frikës vjen edhe dëshira për të bërë shaka.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport brazil ecuador matheus cunha brazil ecuador matheus cunha

Sondazh

Poll