Aktualitet

VIDEO/ 30′ para se të shpërthente tritoli te Duka! Hasanaj ishte në qendër tregtare

27 Janar 2022, 18:55 Nga DOSJA
VIDEO/ 30′ para se të shpërthente tritoli te Duka! Hasanaj ishte

TIRANË– Arlen Hasanaj, 34-vjeçari i arrestuar, i cili akuzohet se ka vendosur tritolin në derën e shtëpisë së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ëshët filmuar në një qendër tregtare vetëm 30 minuta para se të ndodhte ngjarja.

Pamjet e transmetuara nga ReportTV tregojnë Hasanajn duke bërë blerje në qendrën tregtare “Megatek”, që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë së kësaj qendre tregtare demonstrojnë se i akuzuari për tritolin ka qenë në orën 21:40 duke bërë blerje. Ndërsa tritoli ka shpërthyer në në orën 22:10. Mbetet për tu përllogaritur nga grupi që ka në dorë çështjen dhe po e heton atë nëse 30 minuta mjaftojnë që të mbarosh blerjet në një qendër tregtare, të përshkosh rrugën drejt Durrësit e në orën 22:10 të gjendesh në dyert e shtëpisë së Dukës me tritolin në duar.

Hasanaj u prangos një ditë pasi shpërtheu tritoli, vetëm pak orë pasi në të gjitha mediat u publikuan pamjet ku shihej një person që vendoste lëndën shpërthyese në derën e shtëpisë së kreut të FSHF-së. Fytyra e tij nuk shquhej nga ato pamje dhe vetë 34-vjeçari ka mohuar të ketë gisht në këtë ngjarje.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arlen hasanaj armand duka tritol ne shtepine e armand dukes arlen hasanaj armand duka tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll