Aktualitet

BE: Zgjatja e mandatit të Vettingut është thelbësore për Integrimin e Shqipërisë

27 Janar 2022, 18:10 Nga DOSJA
BE: Zgjatja e mandatit të Vettingut është thelbësore

TIRANË- Bashkimi Evropian ka nxitur Kuvendin e Shqiërisë që të votojnë për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut. Këtë gjë e ka bërë të ditur drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, EU NEAR, me anë të një njoftimi në Tëitter. Në postim shkruhet se përfundimi i sukseshëm i procesit të Vettingut është thelbësor dhe i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Hap i rëndësishëm në Kuvend me paraqitjen e amendamentit kushtetues për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, që të votojnë të gjithë deputetët. mbështetje për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut. Përfundimi i suksesshëm i procesit është thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruhet në njoftim.

Important step in the Parliament ëith the tabling of the constitutional amendment to extend the mandate of vetting bodies, for all MPs to vote.??strongly supports the extension. Successful finalisation of the process is paramount for??’s ??integration. pic.tëitter.com/T9xRZoJGaB

— EU NEAR?? (@eu_near) January 27, 2022

Më datë 21 Janar i këtij viti Këshilli i Legjislacionit ka miratuar ndryshimet kushtetuese të miratuara nga maxhoranca për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut deri në fund të vitit 2024. Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, maxhoranca kërkoi që zgjatja e mandatit të ishte deri në 31 dhjetor të 2024, pra me 2 vite e gjysmë. Në fakt, organeve të Vetingut u përfundon mandati në qershor të vitit 2022. Propozimi u hodh me votim dhe u miratua edhe pse Partia Demokratike bojkotoi e Lëvizja Socialiste për Integrim doli kundër.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike be procesi i vettingut be procesi i vettingut

Sondazh

Poll