Aktualitet

Rekomandimi i BE! SHBA: Zgjatja e Vettingut çon Shqipërinë drejt Evropës, vazhdoni

27 Janar 2022, 18:34 Nga DOSJA
Rekomandimi i BE! SHBA: Zgjatja e Vettingut çon Shqipërinë

TIRANË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin rekomandimin e Bashkimit Evropian në nxitjen e Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar zgjatjen e mandatit për irganet e Vettingut. Në një postim në Twitter, ambasada e SHBA-së në Tiranë shkruan se zgjatja e Vettingut është ajo që e çon Shqipërinë drejt rrugës së anëtarësimit në BE.

“SHBA mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe janë dakord se mbështetja për amendamentin kushtetues për zgjatjen e vetingut e mban Shqipërinë me vendosmëri drejt rrugës së anëtarësimit. Vazhdoni të ecni përpara,”- shkruhet në postim.

SHBA mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe janë dakord se mbështetja për amendamentin kushtetues për zgjatjen e vetingut e mban Shqipërinë me vendosmëri drejt rrugës së anëtarësimit. Vazhdoni të ecni përpara. https://t.co/WbFaUBhg5e

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) January 27, 2022

Bashkimi Evropian ka nxitur Kuvendin e Shqipërisë që të votojnë për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut. Këtë mbrëmje drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, EU NEAR shkruante se përfundimi i sukseshëm i procesit të Vettingut është thelbësor dhe i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ambasada e shba ne tirane ambasada e shba ne tirane

Sondazh

Poll