Aktualitet

Tjetërsim pronash në Kadastrën Tiranës, SPAK mbyll hetimet, 17 të pandehur

27 Janar 2022, 10:26 Nga DOSJA
Tjetërsim pronash në Kadastrën Tiranës, SPAK mbyll hetimet,

TIRANË – Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për 17 persona, mes tyre edhe zyrtarë të Kadastrës, të akuzuar për tjetërsimin e pronave në Agjensinë e Kadastrës së Tiranës. Hetimet e nisura që nga 20 prilli i vitit 2021 kanë zbuluar se paguhej deri në 2 milionë lekë të vjetra për të nxjerrë hipotekën e tokës në Kadastrën e Tiranës.

Konkretisht nga hetimet rezulton se të pandehurit e vënë në pranga në korrik të vitit të kaluar, Gazmend Canaj, Admir Burri, Neritan Bablusha, Ivi Cico e Fjoralb Demiraj janë përfshirë në disa episode të kundërligjshme që lidhen kryesisht me ndërmjetësimin e tyre me qytetarë të ndryshëm dhe punonjës të ASHK-së, mes tyre dhe Panol At Nikolla, me detyrë Zëvendës/drejtor i Drejtorisë Vendore të ASHK-së, për përshpejtimin e procedurave të marrjes së shërbimeve kadastrale dhe pajisjes së tyre me dokumentepronësie, kundrejt shumës së parave. Në dosjen hetimore janë përgjimet telefonike e të dhënat e tjera të nxjerra nga ekzaminimi i aparateve celularë të të pandehurve.

17 personat që çohen për gjykim

1. Panol At-Nikolla,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve publikë” (gjashtë herë) parashikuar nga 259, 259/1 e 259/2 i Kodit Penal.
2. Sazan Gorishova, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
3. Eni Sejdinaj,e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
4. Klevis Kotorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
5. Elton Gavoçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
6. Admir Burri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”kryer në bashkëpunim (gjashtë herë), parashikuar nga nenet 244, 244/1, 244/2 e 25 Kodit Penal.
7. Gazmend Canaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale“Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”kryer në bashkëpunim (dy herë), parashikuar nga 244, 244/2 e 25 Kodit Penal.
8. Gëzim Bazha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 e 25 i Kodit Penal.
9. Neritan Bablusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (dy herë), kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal.
10. Shpëtim Bakia, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1,1 i Kodit Penal.
11. Besnik Hyka ,i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244/2 e 25 Kodit Penal dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.
12. Ilir Ahmetaj,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
13. Ivi Çiço, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” (dy herë) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.
14. Fjoralb Demiraj,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” (dy here) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.
15. Bedri Halili, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”kryer në bashkëpunim parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.
16. Miguel Caka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal.
17. Ergus Struga, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal.
Të sipërpërmendurit u arrestuan në 26 korrik 2021. Operacioni i ndalimit të tyre u bë pas kryerjes së përgjimeve dhe kontrolleve të aparateve celulare të të pandehurve. Sipas të dhënave të prokurorëve, Admir Burri, Gazmend Canaj dhe Neritan Bablusha kanë ushtruar ndikim të paligjshëm te punonjësit Kadastrës së Tiranës duke ofruar ryshfet për të përfituar shërbime lidhur me çertifikimin e pronave.
Hetimet treguan se zv/drejtori i Drejtorisë Vendore të ASHK Tiranë Rurale 2 ka përfituar ryshfete duke garantuar dhënien e çertifikatave të pronësisë nëpërmjet korruptimit.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2022, 13:39

Opinion/ Ballkani dhe kutia (e re) e Pandorës

GREQI – Pavarësisht progresit të konsiderueshëm, rajoni i Ballkanit ndoshta nuk duket shumë ndryshe në periudhën post-pandemi nëse nuk zhvillohet një sens...