Aktualitet

Shkrumbohet banesa bashkë me 40 mijë euro cash në Durrës, familja ngelet në rrugë

27 Janar 2022, 17:16 Nga DOSJA
Shkrumbohet banesa bashkë me 40 mijë euro cash në Durrës,

DURRËS– Një defekt elektrik ka shkrumbuar banesën e familjes Kollçaku në Durrës dhe i ka rrezikuar jetën zonjës së shtëpisë. Ngjarja e rëndë është regjistruar këtë mesditë në qytetin bregdetar. Vetë familjarët kanë rrëfyer se përveç dëmeve materiale që u janë shkaktuar në banesë, zjarri u ka shkrumbuar edhe afro 40 mijë euro që mbanin cash në banesë.

Në një prononcim për SyriTV, pronarët shprehen se dëmet shkojnë deri në 50 mijë euro. Ata tregojnë gjithashtu se për rrezikun e kabullit të vendosur nga OSHEE ngjitur me apartamentin e tyre. Ndër të tjera ata shtuan se kanë bërë shumë herë ankesë, por nuk u është marrë në konsideratë. Ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me familjen Kollçaku që ka mbetur pa banesë.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjet shtepia ne durres durres digjet shtepia ne durres durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2022, 13:39

Opinion/ Ballkani dhe kutia (e re) e Pandorës

GREQI – Pavarësisht progresit të konsiderueshëm, rajoni i Ballkanit ndoshta nuk duket shumë ndryshe në periudhën post-pandemi nëse nuk zhvillohet një sens...