Aktualitet

Presidenti i FIFA-s letër Dukës: Keni mbështetjen e futbollit ndërkombëtar

27 Janar 2022, 17:43 Nga DOSJA
Presidenti i FIFA-s letër Dukës: Keni mbështetjen e futbollit

ZVICËR- Presidenti i organizatës së futbollit FIFA, Gianni Infantino i ka dërguar një letër ngushëllimi Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në lidhje me shpërthimin që ndodhi në shtëpinë e tij. Me anë të kësaj letre, Infantino ka ofruar mbështetjen e Dukën dhe ka shtuar se lajmin për shpërthimin e tritolit e ka mësuar më tronditje dhe trishtim të thellë.

Letra:

I dashur President. Mësova me tronditje të madhe dhe trishtim të thellë për sulmin e tmerrshëm në shtëpinë tuaj të hënën në mbrëmje. Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë më të sinqertë për ju dhe familjen tuaj. Mendimet tona janë me ju të gjithë në këtë moment të vështirë. Shpresojmë që ky mesazh solidariteti dhe mbështetjeje të mund t’ju ndihmojë në këtë moment të vështirë. I juaj sinqerisht, Gianni Infantino.

Në orën 22:00 të ditës së hënë, një sasi tritoli shpërtheu në shtëpinë e Armand Dukës në Durrës, i cili ndodhej në ato momente në kryeqytet për të ndjekur derbin Dinamo-Tirana. Në një lidhje live me emisionin “Opinion”, Duka publikoi mesazhin kërcënues të dërguar në adresë të tij disa ditë para ngjarjes, ku i kërkohej të dorëhiqej nga funksioni i presidentit të FSHF, përndryshe do të ekzekutohej me 60 plumba. Pas ngjarjes, presidenti i FSHF shtoi se nëse ky shpërthim tritoli ishte paralajmërim për të mos kandiduar në zgjedhjet e 2 marsit, ai do të tërhiqej nga gara. Policia identifikoi personin që vuri tritolin poshtë portës së shtëpisë së Armand Dukës në lagjen nr.4 në Durrës. Ai u identifikua si Arlen Hasanaj, 34 vjeç. I riu nuk ka dëshmuar asgjë deri tani në polici. Vetë Armand Duka hodhi poshtë aludimet se ai ka konflikt me Hasanajn.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore sport armand duka armand duka

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2022, 13:39

Opinion/ Ballkani dhe kutia (e re) e Pandorës

GREQI – Pavarësisht progresit të konsiderueshëm, rajoni i Ballkanit ndoshta nuk duket shumë ndryshe në periudhën post-pandemi nëse nuk zhvillohet një sens...