Aktualitet

Konflikti Veliaj-Duka/ Kontrolle te zyrat e FSHF, administratori: Do vijnë të hënën

27 Janar 2022, 09:45 Nga DOSJA
Konflikti Veliaj-Duka/ Kontrolle te zyrat e FSHF, administratori: Do vijnë

TIRANË – Inspektoriati ndërtimor dhe policia bashkiake e Tiranës ka shkuar sot në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Nuk dihen arsyet e zbarkimit të punonjësve bashkiak në FSHF, por mendohet se lidhet me përmbushjen e kritereve të ndërtimit të zyrave FSHF.

Administratori i Shtëpisë së Futbollit Hasan Gurabardhi shtoi se punonjësit bashkiak do të kontrollojnë ditën e hënë sërish zyrat e FSHF.

Konflikti Veliaj-Duka

Zyrat e FSHF kushtojnë 50 milionë euro. Bashkë me to janë ndërtuar dhe dy fusha minifutbolli. Bizneset e vëllezërve Duka u kontrolluan ditën e hënë.

Përplasja mes FSHF dhe Bashkisë së Tiranës është ashpërsuar ditët e fundit pasi kryebashkiaku Erion Veliaj është zotuar për të penguar zgjedhjen e Armand Dukës në krye të institucionit të futbollit shqiptar. Ditën e hënë, një sasi tritoli shpërtheu në shtëpinë e presidenti të FSHF në Durrës. Për këtë ngjarje u arrestua 34-vjeçari Arlen Hasanaj. Duka ka mohuar kategorikisht të ketë konflikte me të.

Këtë javë, Shoqata Rajonale e Futbollit “Tirana” zgjodhi si kryetarin e saj Krenar Alimehmetin. Kandidati Eduard Prodani deklaroi se janë manipuluar listat e delegatëve me pretendimin se në sallë ndodheshin më shumë persona sesa numri zyrtar i përfaqësuesve të SHRF “Tirana”.

Ndërkohë, një audio e mbledhjes së kryebashkiakut Veliaj me disa anëtarë të shoqatave sportive të Tiranës skandalizoi publikun për fjalorin e rëndë dhe presionet ndaj anëtarëve të saj. Pasi audioja doli në media, Veliaj e konsideroi ngjarjen si “bisedë çunash”. Pas mbylljes së zgjedhjeve në SHRF “Tirana”, kryetari i bashkisë së kryeqytetit paditi sekretarin e FSHF Ilir Shulkun dhe sekretarin e SHRF “Tirana”.

LEXO DHE KËTË:

Kontrolli i befasishëm në zyrat e FSHF, administratori: Do vijnë prapë të hënën

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armand duka erion veliaj tritol ne shtepine e armand dukes armand duka erion veliaj tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2022, 13:39

Opinion/ Ballkani dhe kutia (e re) e Pandorës

GREQI – Pavarësisht progresit të konsiderueshëm, rajoni i Ballkanit ndoshta nuk duket shumë ndryshe në periudhën post-pandemi nëse nuk zhvillohet një sens...