Aktualitet

SHRF “Tirana” dorëzoi dosjen në Gjykatën e Tiranës,prokuroria e sekuestron menjëherë

27 Janar 2022, 11:29 Nga DOSJA
SHRF “Tirana” dorëzoi dosjen në Gjykatën e

TIRANË – Zgjedhjet e së hënës në Shoqatën Rajonale të Futbollit “Tirana” do të shqyrtohen nga prokuroria e kryeqytetit. Teksa sot asambleja e kësaj shoqate dërgoi në gjykatë kërkesën për njohjen e rezultatit të zgjedhjeve të ditës së hënë dhe vendimeve të tjera që u morën në asamble së bashku me një dosje, Prokuoria e Tiranës ka sekuestruar menjëherë këtë dosje.

Ky veprim është kryer për të verifikuar pjesëmarrjen e delegatëve në asamblenë e së hënës në SHRF “Tirana”, për të cilën kandidati për kryetar të saj Eduard Prodani pati pretendime se është shtuar qëllimisht numri i delegatëve për të deformuar rezultatin.

Zgjedhejt për kryetarin e ri të SHRF “Tirana” u fituan nga Krenar Alimehmeti.

Këto zgjedhje u bënë të njohura për shkak të tensionit që shoqëroi pas publikimit të audios së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në mbledhjen me disa anëtarë të shoqatave sportive të Tiranës ku ofendonte dhe ushtronte presion për të ndërhyrë në këtë proces zgjedhor. Pas fitores së Krenar Alimehmetit, kryetari i bashkisë së kryeqytetit paditi në Prokurorinë e Tiranës sekretarin e FSHF Ilir Shulkun dhe sekretarin e SHRF “Tirana”.

Veliaj është angazhuar fuqishëm kundër rizgjedhjes së Armand Dukës për herë të gjashtë në krye të FSHF. Ai ka deklaruar se do të padisë Dukën në të gjithë institucionet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për afera korruptive dhe pastrim parash gjatë 20 viteve në krye të FSHF.

Në orën 22:00 të ditës së hënë, një sasi tritoli shpërtheu në shtëpinë e Armand Dukës në Durrës, i cili ndodhej në ato momente në kryeqytet për të ndjekur derbin Dinamo-Tirana. Në një lidhje live me emisionin “Opinion”, Duka publikoi mesazhin kërcënues të dërguar në adresë të tij disa ditë para ngjarjes, ku i kërkohej të dorëhiqej nga funksioni i presidentit të FSHF, përndryshe do të ekzekutohej me 60 plumba. Pas ngjarjes, presidenti i FSHF shtoi se nëse ky shpërthim tritoli ishte paralajmërim për të mos kandiduar në zgjedhjet e 2 marsit, ai do të tërhiqej nga gara.

Policia identifikoi personin që vuri tritolin poshtë portës së shtëpisë së Armand Dukës në lagjen nr.4 në Durrës. Ai u identifikua si Arlen Hasanaj, 34 vjeç. I riu nuk ka dëshmuar asgjë deri tani në polici. Vetë Armand Duka hodhi poshtë aludimet se ai ka konflikt me Hasanajn.

LEXO DHE KËTË:

Zgjedhjet në SHRF “Tirana”, asambleja kërkesë gjykatës për njohjen e rezultatit

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armand duka erion veliaj krenar alimehmeti zgjedhjet ne fshf 2022 armand duka erion veliaj krenar alimehmeti zgjedhjet ne fshf 2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2022, 13:39

Opinion/ Ballkani dhe kutia (e re) e Pandorës

GREQI – Pavarësisht progresit të konsiderueshëm, rajoni i Ballkanit ndoshta nuk duket shumë ndryshe në periudhën post-pandemi nëse nuk zhvillohet një sens...