Politike

Ilir Vrenozi: Jam mbajtur 4 orë në Komisariat, kanë frikë (Poezia për Bashën)

26 Janar 2022, 20:25 Nga DOSJA
Ilir Vrenozi: Jam mbajtur 4 orë në Komisariat, kanë frikë

KORÇË- Një nga qytetarët që është shoqëruar në Polici ditën e sotme në Korçë pas përplasjeve me mbështetësit e kryedemokratit Lulzim Basha, Ilir Vrenozi ka reaguar në lidhje me shoqërimin e tij. Në një lidhje me Syri Tv, Vronzi ka thënë se është mbajtur për katër orë në komisariat, duke theksuar se Basha e ka bërë këtë gjë, sepse ka frikë nga prezenca e tij në Korçë. Ai tha se urdhëri për shoqërimin e tij ishte nga deputeti Ervin Salianji, duke shtuar se policia e Ramës është vënë në urdhrat e Bashës. Ai gjithashtu i ka kushtuar një poezi Bashës.

Reagimi i Ilir Vrenozit:

Kam qenë katër orë në Komisariatin e Policisë vetëm nga një denoncim i ardhur në komisatiatin Digital. Më shkoi në mendje që shoqërimi im në Komisariat ka qënë për ardhjen e Bashës. Mendoj se shoqerimi im ne komisatiat është ndërhyrje e Salianjit pasi nuk doja që djali të ishte në takim. Policia e Edi Ramës është nën urdhrat e Bashës.

Une do i lexoja vetëm një poezi Bashës sot:

LUL BASHA SOT NE KORÇE

Si ske turp ore Lul Brava

Qe na vjen sot ne Korce

Me ç’fytyre do dalesh para

Ti na ke shume gjera borxh.

Ate gaz qe na hodhe

Dhe na mbyte ne Tirane

Vec urrejtje kudo mbolle

Demokrate kudo qe jane.

Sot te gjithe te urrejne

Sepse ti as veten s’bind

Ty dhe plackat te genjejne

Lider s’behesh… lider lind

Ty Korcaret do te tallin

Do te nxjerrin dhe perjashta

Ti je bere per te qare hallin

Ngateron mutin me kernacka.

Ik or Lul or Lul kimiku

Ti per ne je hale ne sy

Breket s’ti mban as llastiku

7 x 7 bejne 42

Korcaret lider kane nje

Ai e ka emrin SALI

Kembet ne nje kepucè ti ve

Luuul… sa i vogel qe je ti.

Si Korcar te jap nje keshille

Debora ka mbuluar Korcen

Ki kujdes rruget kane ngrire

Edhe bie thyen koken.

Me cte drejtë më morën mua mashat e Lul Bashës, Salianji dhe Gazmend Bardhi? Jo 4 ore por edhe 400 ore, Vrenozi do e thotë ate qe ndjen. Më erdhi keq që nuk isha pjesë e protestës. Basha nuk me ben presion me policinr e Ramës. Turp i madh! Kaq frike e paske Ilir Vrenozin?! Faleminderit! Basha mos vazhdo më! Basha sot ishe “Kanavale e Korçës” mos vazhdo më!

Lexo edhe:

Me ofendime, demokratët presin Bashën në Korçë, policia shoqëron dy persona

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir vrenozi ilir vrenozi

Sondazh

Poll