Politike

VD-Berisha-Kim: Sekretare ideologjike e PS dhe zëdhënëse e Lul Bravës, sipas klimës

26 Janar 2022, 16:04 Nga DOSJA
VD-Berisha-Kim: Sekretare ideologjike e PS dhe zëdhënëse e Lul

PATOS– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer sulmet ndaj mbasdores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, as në Patos. Teksa ndodhej në një takim me demokratët e kësaj zone, Berisha tha se Kim kalon nga sekretare ideologjike e PS në zëdhënëse të Lul Bravës, sipas klimës së situatës politike në vend. Ai shtoi më tej se për të luftuar korrupsionin duket instistuar në tendera të hapur.


“Në një intervistë zonja Yuri Kim e cila kalon nga sekretare ideologjike e PS në zëdhënëse të Lul Bravës sipas klimës po mburrej me investimet amerikane gjatë kohës së saj. Do t’i them dy fjalë. Ne këtu jemi më pro amerikanë se të gjithë të tjerët. Ne mirëpresim me kënaqësi investitorët amerikanë. Por kompania më e fuqishme amerikane që ka punuar në Shqipëri ishte Bektel. Bektel fitoi Rrugën e Kombit me një tender ndërkombëtar të shpallur në Londër ku morën pjesë 7 kompani gjigante evropiane dhe botërore. Të gjashtë kompanitë e tjera nuk patën asnjë ankesë për tenderin. Zonjë mos inkurajoni prokurimet direkte në këtë vend. Se pavarësisht nga vendi nga ato vijnë, për definicion prokurimet direkte janë korruptive. Nëse jeni i interesuar për luftën ndaj korrupsionin insistoni në tendera të hapur. Termocentrali ka kushtuar 115 mln euro, a e kuptoni se çfarë po bëhet?! Imun ndaj korrupsionit nuk është askush, nuk mjafton shtetësia, janë procedurat, transparenca dhe zbatimi i ligjit,”- tha Berisha. 

LAJM KRYESOR:Berisha: Tritoli, metoda e Ramës për të kontrolluar FSHF, Kim zëdhënëse e Lul Bravës

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha ne patos sali berisha sali berisha ne patos

Sondazh

Poll