Politike

Bardhi për sulmet ndaj Kapllanajt:Mashtrime të një politikani me karrierë të mbaruar

26 Janar 2022, 17:31 Nga DOSJA
Bardhi për sulmet ndaj Kapllanajt:Mashtrime të një politikani me

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj deputetit Agron Kapllanaj. Me anë të një postimi në Twitter, Bardhi shkruan se sulmet e Berishës ndaj demokratëve janë të padenja si dhe të padëmshme. Bardhi gjithashtu i ka cilësuar ato si mashtrime të një politikani me karrierë të mbaruar, duke shtuar se Kapllanaj është një nga demokratët më të votuar e respektuar në Fier.

Postimi i Plotë:

Sulmet e Sali Berishës kundër demokratëve janë të padenja, por fatmirësisht, të padëmshme. Ato mbeten mashtrime të një politikani me karrierë të mbaruar dhe të mbyllur me turp! Agron Kapllanaj është një nga demokratët më të votuar dhe më të respektuar në zonën e Fierit. Agron Kapllanaj ka zgjedhur PD dhe demokratët, prandaj sulmohet paturpësisht nga Sali Berisha. Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk e ndryshon dot faktin se demorkatët kanë zgjedhur të ardhmen, jo hallin e tij personal.

Demokratët po e braktisin dita ditës. Se me kë po i ndërton pallatet Edi Rama dhe Erion Veliaj tek 5 Maji, Sali Berisha duhet të pyesë familjarët e tij. Kush është miku trafikant droge në Spanjë që në kundërshtim me ligjin ka fituar tenderin e rindërtimit nga Erjon Veliaj? Pse e fsheh Sali Berisha me mashtrime? E vërteta që do të dal shumë shpejtë është aq e dukshme, sa shpifjet e Sali Berishës nuk e mbulojnë dot.

1/1. Sulmet e Sali Berishës kundër demokratëve janë të padenja, por fatmirësisht, të padëmshme. Ato mbeten mashtrime të një politikani me karrierë të mbaruar dhe të mbyllur me turp! Agron Kapllanaj është një nga demokratët më të votuar dhe më të respektuar në zonën e Fierit.

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) January 26, 2022

Lexo edhe: 

VD-Berisha sulmon kreun e PD të Fierit: Pallat Kapllani, si i fitove ti 32 mln euro?

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron kapllanaj gazment bardhi sali berisha agron kapllanaj gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll