Politike

Politologu analizon vulgaritetin e Veliajt: Traumë nga presionet me kastrim!

26 Janar 2022, 19:45 Nga DOSJA
Politologu analizon vulgaritetin e Veliajt: Traumë nga presionet me

TIRANË– Politologu Hysamedin Feraj ka zbuluar ‘sëmundjen’ nga e cila vuan kryebashkiaku Erion Veliaj që shprehet sot në mënyrë krejt vulgare kundrejt kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Në një postim në Facebook, Feraj shkruan se kërcënimi i vazhdueshëm dhe i besueshëm në fëmijëri me kastrim lë pasoja të tilla, duke nënkuptuar se Veliaj mund të ketë pasur një traumë të ngjashme. Ndër rreshta ai shton se këtë gjë e kuptojnë psikologët, por zgjedhësit nuk munden. Nuk kanë as faj, pse nuk janë psikologë.

“Rasti Veliaj më së shumëti do t’i ketë tronditur psikologët. Pacienti e di shkakun e sëmundjes se vet: traumën e njohur që shkakton te djemtë kërcënimi i vazhdueshëm dhe i besueshëm në fëmijëri me kastrim. Mekanizmi mbrojtës që ka krijuar duke përfytyruar se i ka prej hekuri nuk e mbron nga shfaqjet e psikopatisë: ego dhe superego i tregojnë vazhdimisht që tesikujt prej teneqeje e pamundësojnë ushtrimin e burrërisë. Psikologët janë më të tronditurit sepse kuptojnë më thelle pasojat e të qenit të traumatikut të pashpresë në krye të Bashkisë më të madhe të vendit, në vend se pacient me shpresë në klinikën e tyre. Po zgjedhësit e tij? Nuk kanë aq faj: nuk janë psikologë. Prandaj shpesh kemi psikopat në pushtet”, shkruan Feraj në rrjetin social “Facebook”.

Skandali me audio-përgjimin e Veliajt

Kryebashkiaku Veliaj në një mbledhje informale me anëtarë të shoqatës e trajnerë të futbollit dëgjohe që kërkonte mbështetjen në bllok të kandidatit Eduard Prodani. Në audio-skandalin nuk numërohen herët që kryebashkiaku lëshon gojën në mënyrë të rëndomtë e vulgare, duke përmendur organet gjenitale. Aty dëgjohen edhe kërcënimet e Veliajt, i cili shprehej hapur se do t’ia nxinte jetën kreut të FSHF-së, Armand Duka, duke i vënë pas SPAK.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion veliaj hysamedin feraj erion veliaj hysamedin feraj

Sondazh

Poll