Politike

Me ofendime, demokratët presin Bashën në Korçë, policia shoqëron dy persona

26 Janar 2022, 16:51 Nga DOSJA
Me ofendime, demokratët presin Bashën në Korçë,

KORÇË- Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha e kanë pritur kryedemokratin Lulzim Basha me protestë ditën e sotme në Korçë. Duke bërtitur ‘Basha ik’ dhe me pankarta të shumta në duar, ata janë mbledhur në hyrjen e kinemasë së Korçës.

Në pankartat që mbanin në duar, lexohej “Lul Basha peng pazari”, si dhe thirrje të tjera për të kërkuar largimin e Bashës. Ndërkohë që në momentin që Basha ka shkuar në kinema ka pasur përplasje dhe ofendime mes mbështësve të tij dhe të Berishës. Për këtë ka ndërhyrë policia e cila ka qetësuar situatën, e cila gjithashtu ka shoqëruar dy persona, njëri prej tyre është Ilir Vrenozi.

“Ty do të q* ropt. Afrohu të q*f*ha gruan. Do të q* motrën. Turp të keni. Keni 10 vjet që po flini,” thanë disa nga demokratët.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha ne korce lulzim basha basha ne korce lulzim basha

Sondazh

Poll