Politike

Basha ndan pamjet nga takimi në Korçë: Kanë zgjedhur të ardhmen, ta ndërtojmë bashkë

26 Janar 2022, 20:01 Nga DOSJA
Basha ndan pamjet nga takimi në Korçë: Kanë zgjedhur

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë pamjet nga takimi me demokratët në Korçë. Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se demokratët në Korçë kanë zgjedur të ardhmen dhe se këtë do ta ndërtojnë të gjithë bashkë.

Postimi i Plotë:

Me qytetari dhe entuziazëm demokratët e Korçës kanë zgjedhur të ardhmen! Së bashku ne do të ecim përpara me vendosmëri për t’i dhënë jetë planeve tona për një politikë të pastër. Që lufton korrupsionin dhe garanton themelin e demokracisë, votën e lirë, pa të cilën nuk mund të kemi një ekonomi të fortë dhe mirëqenie për të gjithë. Kjo është rruga drejt një të ardhmeje më të mirë. Ne do ta ndërtojmë të gjithë bashkë!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha ne korce lulzim basha basha ne korce lulzim basha

Sondazh

Poll