Politike

“Fitove 32 mln euro”, Kapllanaj-Berishës: Shpifës ordiner, dështove me turp

26 Janar 2022, 18:14 Nga DOSJA
“Fitove 32 mln euro”, Kapllanaj-Berishës: Shpifës ordiner,

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj e ka konsideruar një shpifës ordiner ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili i kërkoi sot llogari për 32 milionë euro të fituara gjatë qeverisjes socialiste. Në një reagim në Facebook, Kapllanaj shkruan se ish-kryeministri i parë non-grata në histori ka inat pasi sipas tij, Fieri ka treguar që mbështet kryedemokratin Lulzim Basha. Berisha, për Kapllanajn është vetëm e shkuara e keqe.

“Pasi dështoi me turp sepse demokratët e braktisën, Berisha tani sillet vërdallë si ish-politikani i korruptuar, si ish-kryeministri i parë non-grata për korrupsion në historinë e Shqipërisë dhe vetëm vjell vrer sepse nuk i del inati që Fieri është me të ardhmen dhe mbështet Lulzim  Bashën. Çdo ditë ai nxjerr gënjeshtra dhe shprifje të reja si një shpifës ordiner. Por Berisha nuk e mban më dot peng as të ardhmen e PD-së dhe as të Shqipërisë. Ai është vetëm e shkuara e keqe e saj! Ne do punojmë fort derisa të sjellim një të ardhme më të mirë për demokratët dhe gjithë shqiptarët,”- shkruan Kapllanaj. 

Teksa ndodhej në Patos, Berisha tha se Kapllanaj kishte arritur të fitonte 32 milionë euro gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste. Ish-kryeministri kërkoi të dinte burimin e atyre parave. 

(F.m/dosja.al0

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll