Politike

Meta: Ftoj kritikët ndërkombëtar të përkrahin filmin Hive

26 Janar 2022, 19:48 Nga DOSJA
Meta: Ftoj kritikët ndërkombëtar të përkrahin filmin

TIRANË- Presidenti llir Meta u ka bërë thirrje të gjithëve që të përkrahin filmin nga Kosova Zgjoi (Hive), i cili është i nominuar për Oscar. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se filmi ‘Hive’ ka ngjallur interes të paparë brenda dhe jashtë vendit, duke theksuar këtu SHBA-në.

Postimi i Plotë:

I nominuar për çmimin “Oscar”, filmi “Hive” (“Zgjoi”) me skenar dhe regji të Blerta Bashollit dhe në rolin kryesor Yllka Gashi, është duke zgjuar interesim të jashtëzakonshëm në mbarë botën, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Hive” (“Zgjoi”) është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. I ftoj të gjithë kritikët ndërkombëtarë të artit për përkrahje të kandidaturës së këtij filmi për çmimin “Oscar”. Suksese “Hive” (“Zgjoi”)!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike hive ilir meta hive ilir meta

Sondazh

Poll