Politike

“Koha e shtetit shpëtimtar ka vdekur”, Rama: 6 mijë përfitues nga fondi i garancisë

26 Janar 2022, 11:00 Nga DOSJA
“Koha e shtetit shpëtimtar ka vdekur”, Rama: 6 mijë

TIRANË – Kryeministri Edi Rama deklaroi se koha e bujqësisë së mbijetesës ka perënduar. Në takimin e sotëm me bankat e nivelit të dytë për të garantuar financimin e sektorit bujqësor në vendin tonë, kreu i qeverisë tha se sado që shteti të përpiqet të ndihmojë fermerët, duhet të shikohet nga e ardhmja, e cila është investimi i kapitaleve dhe ndërveprimi me bankat.

“Koha e bujqësisë së mbijetesës ka perënduar. Ka perënduar koha e bujqësisë vetmitare e atyre që mbeten vetëm në kufijtë e ngastrës së tyre pasi është e pamundur, sado që të bëj shteti për to që të garantohet një ardhme më e mirë, sesa pamja e një mbijetese torturuese. Nga ana e qeverisë në sektorin e bujqësisë, në sektorin e të gjitha punëve të fshtatit që lidhen me prodhimin bujqësor, blegtoral është e domosdoshme që të shikohet e ardhmja me syrin e inovacionit, me syrin energjive të reja e sipërmarrjeve që beson tek investimi i kapitalëve dhe tek ndërveprimi me bankat”, deklaroi fillimisht Rama.

Në vazhdim të fjalës së tij, shefi i qeverisë shtoi se  Banka Europiane ka alokuar 118 milionë euro për sektorin e bujqësisë dhe turizmit, nga i cili përfitojnë 6 mijë qytetarë. Nga kjo shifër ëshë disbursuar 72 milionë euro. Ai theksoi se koha e shtetit shpëtimtar ka përfunduar me rënien e regjimit komunist. Sipas Ramës, shteti është mbështetës dhe garantues i lirisë së konkurencës dhe mekanizmave të aksesit në financa.

“Ajo që kemi sot nuk është një arsye për të qenë plotësisht të kënaqur, por për të qenë të bindur se kjo është rruga. Me bankën evropian u alokuam 118 milion euro për të ndihmuar sektorë jetikë si bujqësia dhe turizmi duke lehtësuar financimin e tyre. Janë 6000 përfitues nga fondi i garancisë dhe janë 72 mln euro të disbursuara nga ky fond. Mbetet ende në dispozicion një pjesë e konsiderueshme e fondit. Ashtu siç vihet një dispozicion një fond tjetër nga garancia sovrane për të mundësuar kreditimin e bujqësisë. Koha e shtetit shpëtimtar ka vdekur bashkë me komunizmin. Shteti nuk është shpëtimtari, është mbështetës dhe garant në aspektet që lidhen me lirinë e konkurrencës dhe garantimin e mekanizmave të aksesit në financa. Përtej kësaj shpëtimtarët e të ardhmes janë ata që i kanë vënë historitë e suksesit”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike banka europiane e investimeve edi rama banka europiane e investimeve edi rama

Sondazh

Poll