Aktualitet

EMRAT/ Zyrtarizohen 4 kandidatët për primaret e PD në e Lushnje

26 Janar 2022, 18:18 Nga DOSJA
EMRAT/ Zyrtarizohen 4 kandidatët për primaret e PD në e Lushnje

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zyrtarizuar katër kandidatët për kryetar bashkie në Lushnje. Ka qenë Klevis Balliu, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD ai që ka shpallur emrat, pasi anëtarësia e PD në Lushnje do të votojë të dielën për primaret, ku do të zgjidhet kandidati për kryetar bashkie. 

4 kandidatët në primaret e PD në Lushnje:

Arben Zajmi, Jurist-Ekonomist
Elton Bano, Jurist
Eurion Iliazi, Mësues
Indrit Qerimi, Mësues

Ndryshe nga të tjerët, ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të vijnë me një risi për zgjedhjet lokale të 6 marsit. Kandidatët do të zgjidhen me primare, që do të thotë se fillimisht do të garojnë me njëri-tjetrin e më pas emri zyrtar, do të garojë me rivalët e partive të tjera.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore klevis balliu sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 klevis balliu sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll