Politike

VD-Mbyllja e shkollave, Kushi: Kemi përgjegjësi që në momentin kur dalin nga shtëpia

26 Janar 2022, 12:28 Nga DOSJA
VD-Mbyllja e shkollave, Kushi: Kemi përgjegjësi që në

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi ditën e sotme se qeveria ka përgjegjësi për nxënësit që kur ata dalin nga banesat. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kushi u pyet nga gazetarët për mbylljen e shkollave, vendim për të cilin tha se e morën për shkak të temperaturave jo të zakonshme.


‘Lajmi i mirë është që nesër do të kthehen në shkolla. Ne të gjithë e pamë që temperaturat ishin jo të zakonshme për vende si Shqipëria. Kjo nuk është gjë që ndodh vetëm në Shqipëri, edhe Greqia të hënën i mbylli shkollat, edhe Turqia i mbylli shkollat. Arsyeja nuk ka qenë vetëm problematika e ngrohjes. Ne kemi përgjegjësi që në momentin që dalin nga shtëpia. Kështu që marrim masa. Çerdhjet e kopshtet janë në varësi të bashkive, por prindërit nuk janë të detyruar që t’i dërgojnë fëmijët e tyre. Ishte një periudhë 3-ditore që sipas ekspertëve ishte e nevojshme.’- tha Kushi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike evis kushi mbyllja e shkollave vkm 26 janar 2022 evis kushi mbyllja e shkollave vkm 26 janar 2022

Sondazh

Poll