Politike

Bardhi-Metës, nxjerr vendimin e Kushtetueses: Po përdor gjuhën e “Foltores”

25 Janar 2022, 15:16 Nga DOSJA
Bardhi-Metës, nxjerr vendimin e Kushtetueses: Po përdor gjuhën e

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit theksoi se demokrati gënjente në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se kreu i shtetit nuk e mbajti premtimin e tij për të nxjerrë të vërtetën lidhur me zgjedhjet e qeshorit, e gjithashtu as nuk iu drejtua GJK-së për të provuar se kishte të drejtë për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Një sulm më shumë, një sulm më pak nga Ilir Meta nuk ndryshon asgjë në raport me të vërtetën. Presidenti nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetëcs kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Ai nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të provuar se kishte të drejtë për shtyrjen e zgjedhjeve. Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, pavarësisht halleve të përbashkëta të Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës. Duke i uruar punë të mbarë Presidentit të Republikës, i sugjeroj lexim të kujdesshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese,“-shkruan Bardhi në postimin e tij.

Por për Metën kjo nuk është aspak e vërtetë. Kreu i Shtetit pretendon në sqarimin e tij publikse Kushtetuesja nuk e ka njohur 30 qershorin, por ka shpallur moskompetencë. Ndër rreshta, Meta i drejtohet Bashës si deputet duke nënkuptuar qartë se në luftën brenda PD-së është pozicionuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha. Megjithatë Basha nuk ka reaguar, e në vendin e tij është përgjigjur sekretari i Përgjithshëm.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet/ Meta quan Bardhin “deputet”, sekretari i PD: Je shumë rëndë, president!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi ilir meta lulzim basha gazment bardhi ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll