Aktualitet

I arrestuari për tritolin në banesën e Dukës,presidenti i FSHF:S’kam konflikte me të

26 Janar 2022, 09:56 Nga DOSJA
I arrestuari për tritolin në banesën e Dukës,presidenti i

DURRËS – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka i hodhi poshtë aludimet se ka konflikt me 34-vjeçarin Arlen Hasanaj, i cili u arrestua mbrëmë nga policia e Durrësit për vendosjen e një sasie tritoli që shpërtheu në banesën  e kreut të FSHF ditën e hënë në lagjen nr.4.

Për “Ora News”, Armand Duka i quajti qesharake hipotezat se ai ka patur konflikte me Hasanajn.

“Qesharake! Skam asnjë lidhje, asnjë konflikt me të”, tha Armand Duka.

Kush është Arlen Hasanaj?
34-vjeçari akuzohet për veprat penale: “shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, por ai vetë ka mohuar gjithçka duke shtuar se ai vetë nuk ka lidhje me ngjarjen, por nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme.

I riu akuzohet për veprat penale: “shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, por ai vetë ka mohuar gjithçka duke shtuar se ai vetë nuk ka lidhje me ngjarjen, por nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme.

Por çfarë ka ndodhur, pse i vunë tritol Dukës?
Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë nisur një luftë të vërtetë mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Armand Dukës, kandidat për të fituar mandatin e 6-të në postin e kreut të FSHF-së. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për Dukën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërsa FSHF ka publikuar një material audio, ku dëgjohet zëri i kryebashkiakut Veliaj, që kërkon mbështetjen në bllok të kandidatit Eduard Prodani, ndërkohë nuk i kurseu fjalët vulgare. Po atë ditë kur doli në dritë audio, në banesën e Dukës në Durrës u vendos tritol, ndërsa vetë presidenti nxorri dhe mesazhe ku kërcënohej për të hequr dorë nga garimi.

LAJMI KRYESOR: Tritoli në banesën e Dukës/ Arrestohet 34-vjeçari nga Policia, mohon gjithçka

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet arlen hasanaj tritol ne shtepine e armand dukes arrestohet arlen hasanaj tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll