Aktualitet

Hapet rruga e një fshati në Korçë! Lëvizja me goma dimri, shënohen raste me fraktura

26 Janar 2022, 09:17 Nga DOSJA
Hapet rruga e një fshati në Korçë! Lëvizja me goma

KORÇË– Pas katër ditësh është hapur rruga e fshatit Panarit në Korçë. Moti i ftohtë vijon të mbajë të mbërthyer Korçën ashtu si pjesën më të madhe të vendit. Fatmirësisht situata është përmirësuar në 24 orët e fundit, duke mos pasur më reshje bore ndërsa temperaturat janë ende disa gradë nën zero, mesatarja -10 gradë.

Në akset nacionale Korçë-Ersekë; Ersekë-Leskovik, por edhe në segmentet rrugore Korçë –Voskopojë dhe Korçë- Dardhë vijon qarkullimi i mjeteve pa probleme, ndërsa rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Kontraktorët ndodhen në terren për të bërë të mundur kriposjen e rrugëve për mos krijimin e gjurmëve të akullit. Për shkak të akullit dhe ngricave, raportohet se në qarkun Korçë ka pasur rreth 13 raste me fraktura.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet hapet rruga ne korce korce hapet rruga ne korce korce

Sondazh

Poll