Aktualitet

Vlorë, dhanë leje ndërtimi, nën hetim 3 punonjës të Bashkisë

26 Janar 2022, 09:10 Nga DOSJA
Vlorë, dhanë leje ndërtimi, nën hetim 3 punonjës

 VLORË – 3 punonjës të zyrës së Urbanistikës në bashkinë e Vlorës u arrestuan sot nga sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare të këtij qyteti. Shtetasit R.H., 33 vjeç, K.M., 32 vjeç dhe S.A., 35 vjeçe akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre” pasi i kanë dhënë leje ndërtimi shtetasit A.I., 38 vjeç  jashtë kritereve ligjore.

Ky qytetar ka vazhduar me ndërtimin e objektit jashtë kushteve teknike të lejes së dhënë. Policia ka vendosur të procedojë A.I. për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit R. H., 33 vjeç, K. M., 32 vjeç dhe S. A., 35 vjeçe, me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës në bashkinë Vlorë.

Këta shtetas dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke miratuar praktikën për dhënien e një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore, në favor të shtetasit A. I., i cili ka vijuar ndërtimin e objektit jashtë kushteve teknike të lejes së ndërtimit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi A. I., 38 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, njofton Policia.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ndertim pa leje ndertim pa leje

Sondazh

Poll