Aktualitet

Vrasja e Lamçes/ Prokuroria kërkon nga 20 vite burg për Sanxhaktarin dhe Hajdarin

26 Janar 2022, 09:46 Nga DOSJA
Vrasja e Lamçes/ Prokuroria kërkon nga 20 vite burg për

TIRANË– Prokuroria e Tiranës kërkon 52 vite dhe 6 muaj burg për vrasjen e 40-vjeçarit Florian Lamçe në Elbasan. Prokuroria dha diskutimet përfundimtare për vrasjen e Lamçes më 30 korrik të vitit 2020 duke kërkuar dhe dënimet për 4 të akuzuarit.

Për Sokol Sanxhaktarin, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, i akuzuar për “Vrasje me dashje në bashkëpunim” u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj lirim me kusht;

Për Adriano Hajdarin, i akuzuar për ‘Vrasje me dashje në bashkëpunim’ u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj Lirim me kusht;

Për Amadeus Lamçjan, i akuzuar për “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Deklarim i rremë” përpara oficerit të Policisë Gjyqësore u kërkua 6 vjet e 6 muaj burgim;

Për Mehmet Muçan, i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” u kërkua 6 vjet burgim.

Dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari dhe Ardiano Hajdari masakruan me 30 korrik 2020 mikun e tyre të fëmijërisë, Florian Lamçen. Pas një pasditeje dhe një nate me alkool, Lamçja u masakrua në kokë nga një këmbë karrigeje dhe pësoi çarje të aortës në parakrah duke ndërruar jetë brenda lokalit, kur vetëm pak momente më parë kishte postuar në Facebook se po kalonte mirë me mikun e tij të fëmijërisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adriano hajdari amadeus lamcja florian lamçe mehmet muça sokol sanxhaktari adriano hajdari amadeus lamcja florian lamçe mehmet muça sokol sanxhaktari

Sondazh

Poll