Aktualitet

Tritoli në banesën e Dukës/ Arrestohet 34-vjeçari nga Policia, mohon gjithçka

26 Janar 2022, 09:23 Nga DOSJA
Tritoli në banesën e Dukës/ Arrestohet 34-vjeçari nga

DURRËS– Arlen Hasanaj, 34 vjeç, është personi i prangosur nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet si personi që ka vendosur tritolin në banesën e kreut të FSHF-së, Armand Duka. Pas më shumë se 24 orëve pas ngjarjes, Hasanaj u prangos nga “blutë” e qytetit bregdetar, ndërkohë që mbi të rëndojnë dy akuza. I riu akuzohet për veprat penale: “shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, por ai vetë ka mohuar gjithçka duke shtuar se ai vetë nuk ka lidhje me ngjarjen, por nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme.

Po ashtu, mësohet ndërkaq se Hasanaj nuk ka qenë i skeduar asnjëherë nga Policia, e se është administratori i një biznesi në Durrës, pikërisht në të njëjtën lagje ku jeton edhe presidenti Duka. Në ekstraktin e gjeneruar nga faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit për subjektin e Arlen Hasanajt thuhet se ai vepron në fushën e: market, bar, kafe. 34-vjeçari u arrit që të identifikohej nga “blutë” falë pamjeve nga kamerat e sigurisë në Bulevardin e Durrësit, ku ka lëvizur fill pas vendosjes së tritolit. Më pas, duke përdorur një mjet “ML”, ka lëvizur nga rruga e portit me një makinë tip “ML” dhe më pas ka shkuar në lagjen nr.4, atje ku banon bashkë edhe me Dukën. Pra është rikthyer edhe njëherë në vendin e ngjarjes.

Por çfarë ka ndodhur, pse i vunë tritol Dukës?

Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë nisur një luftë të vërtetë mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Armand Dukës, kandidat për të fituar mandatin e 6-të në postin e kreut të FSHF-së. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për Dukën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërsa FSHF ka publikuar një material audio, ku dëgjohet zëri i kryebashkiakut Veliaj, që kërkon mbështetjen në bllok të kandidatit Eduard Prodani, ndërkohë nuk i kurseu fjalët vulgare. Po atë ditë kur doli në dritë audio, në banesën e Dukës në Durrës u vendos tritol, ndërsa vetë presidenti nxorri dhe mesazhe ku kërcënohej për të hequr dorë nga garimi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

I arrestuari për tritolin në banesën e Dukës,presidenti i FSHF:S’kam konflikte me të

Vendosi tritol në banesën e Dukës, policia: Vihet në pranga i dyshuari (DETAJET)

Tritoli në banesën e Dukës, FOTO nga momenti kur kapet autori, me të njëjtat rroba

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arlen hasanaj tritol ne shtepine e armand dukes arlen hasanaj tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll