Aktualitet

PAMJET/ Ç’ndodhi gjatë natës në Fier? FNSH-ja kontroll mjeteve luksoze

26 Janar 2022, 09:27 Nga DOSJA
PAMJET/ Ç’ndodhi gjatë natës në Fier? FNSH-ja

FIER– Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin të pranishme mbrëmjen e kaluar në qytetin e Fierit, në një aksion “blic” për kontrollin e makinave luksoze dhe atyre me targa të huaja. Dosja.al sjell pamjet nga kontrolli që u ushtrua në hyrje të qytetit. Pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit kishin prani të shtuar të uniformave blu, mirëpo kontrolli u shtri dhe në akse të tjera.

Në fokus të këtyre kontrolleve ishte kapja e personave të shpallur në kërkim e të atyre që qarkullojnë me armë zjarri. Nuk dihet nëse policia ka ndonjë emër konkret për të cilin mund të ketë angazhuar forcat blu. Pritet që në orët në vijim të ketë informacion më të detajuar për operacionin.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i policise ne fier kontrolle ne fier aksioni i policise ne fier kontrolle ne fier

Sondazh

Poll