Aktualitet

Rikthehet Ardi Veliu! Merr seriozisht punën e re, flet me pasion për alga e molusqe

26 Janar 2022, 09:57 Nga DOSJA
Rikthehet Ardi Veliu! Merr seriozisht punën e re, flet me pasion për

TIRANË– Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duket se ia ka marrë dorën mirë detyrës së tij të re. Sot, i veshur me “kostumin” e zv.ministrit të Energjitikës, ka shkuar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhurese për të kërkuar shqyrtimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare për kontrollin e dëmit nga sistemet për mbrojtjen antivegjetative në anije, (Anti-Fouling) 2001”.

“Projektligji që po paraqesim sot ka si synim aderimin në Konventën Kombëtare për kontrollin e dëmit nga sisteme anti-vegjetative në anije. Sistemet “antifouling” janë materiale që shpërbejnë për lyerjen e fundit të anijeve me qëllim parandalimin e ngjitjes së gjallesave si alga e molusqe. Që ndikojnë në uljen e shpejtësisë së anijeve,”-nis fjalën e tij në Kuvend Veliu.

Pasi mbaroi me prezantimin gjeti kohën për t’ju përgjigjur gjithë pyetjeve të deputetëve, duke treguar sesa me “qejf” e ka marrë detyrën e re. Edhe pse për momentin merret me “halle” algash e molusqesh.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ardi veliu kuvendi i shqiperise ardi veliu kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll