Aktualitet

Gjakmarrja/Përvathi qëlloi 6 herë ndaj Lekgjonajt, policia zbulon armë tjetër

26 Janar 2022, 10:00 Nga DOSJA
Gjakmarrja/Përvathi qëlloi 6 herë ndaj Lekgjonajt, policia zbulon

LEZHË– Florian Përvathi qëlloi ndaj 65-vjeçarit Lekë Lekgjonajt, me gjashtë plumba duke e lënë të vdekur. Mësohet se njëra prej plumbave i ka prekur viktimës pjesën e kokës.

”Në kufomën e shtetasit Lek Gjonaj vërehen 6 vrima hyrjeje dhe 3 dalje. Është kryer autopsia dhe në pjesën e kafkës është gjendur një predhë e deformuar në dukje armë për të cilën është përpiluar vendimi i ekspertit balistik‘-thuhet në dosjen e siguruar nga ‘Oranews’.

Gjithashtu është përpiluar dhe vendimi i ekspertimit teknik balistik të armës dhe gëzhojave. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së Florianit është gjetur dhe një armë në dukje gjahu. Policia ka marrë në pyetje fqinjët e familjes Lekgjonajt dhe punëtorët që ndodheshin pranë vendit ku ndodhi krimi.

LAJMIKRYESOR: Vrasja/Përvathi dorëzoi pistoletën, orientoi policinë, DËSHMIA: E mbaja prej 1 viti

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj

Sondazh

Poll