Aktualitet

Tritoli në shtëpinë e Dukës, Lala: Në zjarrin mes 2 personave, një i tretë përfiton

25 Janar 2022, 21:25 Nga DOSJA
Tritoli në shtëpinë e Dukës, Lala: Në zjarrin mes 2

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se shkaku që mund të ketë çuar biznesmenin Arlen Hasanaj që t’i vinte tritol kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë ndonjë konflikt për biznese. E ftuar në “Opinion”, Lala tha se ky person me siguri ka përfituar nga përplasja mes Dukës e kryebashkiakut Erion Veliaj për të vepruar.

Rrjedhimisht gishti do të drejtohej tek Veliaj e personi në fjalë, ‘do të shpëtonte’. 

“Sa herë ka debate mes dy personave, është një i tretë që përfiton. Ishte një zjarr mes dy personave, përfitoi. Pa diskutim ka shumë para në lojë edhe nga trukimi i ndeshjeve, shit-blerje apo biznese të tjera me radhë. Dhe ky ishte moment. Ishte një valë e madhe dhe përfitoi. Këtu tek ne ja çfarë është bërë, unë nuk marr vesh por shikoni, nuk mbaj mend kryetar tjetër të FSHF-së të Dukës, si një politikë, në sport apo në çdo fushë, janë disa persona që kanë mbetur aty dhe nuk ikin. Është e tmerrshme,”- tha Lala. 

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arlen hasanaj klodiana lala tritol ne shtepine e armand dukes arlen hasanaj klodiana lala tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll