Aktualitet

FOTOJA- Në tavolinë me Ergys Dashin, djali që godet me karrike është shqiptar

25 Janar 2022, 22:01 Nga DOSJA
FOTOJA- Në tavolinë me Ergys Dashin, djali që godet me karrike

TIRANË– Personi që ka qenë në një tavolinë me Ergys Dashin në momentin që ky i fundit u vra në Ekuador, rezulton të jetë shqiptar. Lajmin e ka bërë me dije gazetari Artan Hoxha. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se ai është filmuar nga kamerat teksa gjuante me karrige drejt atentatorëve të Dashit.

“Ai është shqiptar, shqiptar është se ma thanë. Është gjetur pa armë aty dhe s’ka çfarë bën ai, me karrige do gjuaj,”_ tregoi Artan Hoxha. 

Ergys Dashi, u ekzekutua mbrëmjen e 22 janarit në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit, qyteti me portin e njohur për eksportimin e sasive të mëdha të kokainës. Ngjarja ndodhi rreth 19:00, kur Dashi ishte ulur të darkonte në një restorant me emrin ‘Grilling’, në rrugën Avenue José Joaquín Orrantia përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’. Njëri prej autorëve, i cili mbante një buqetë me lule në duar u fut në restorant, duke lënë të vrarë shqiptarin dhe plagosur një vajzë e cila ishte kliente.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha ergys dashi artan hoxha ergys dashi

Sondazh

Poll